Ilustrim

Ekonomia globale do të vuajë për shumë për t’u ringjallur

Botës do t’i duhen shumë vite për ta rimarrë vetën për shkak të coronavirusit, paralajmëron Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, shkruan BBC.

 

Angel Gurría, sekretari i përgjithshëm i OECD, tha se tronditja ekonomike tashmë është diçka më e madhe sesa  kriza financiare.  Sipas tij besimi se shtetet do ta rimarrin veten shumë shpejt ekonomikisht janë “mendime sa për t’ia bërë vetës qejfin”

OECD u ka bërë thirrje qeverive që t’i shpërfillin rregullat në lidhje me shpenzimet e tyre në mënyrë që të sigurojnë testime si dhe trajtim të shpejtë të virusit.

Paralajmërimi i fundit i sekretarit të OECD-së, Gurria, thotë se një përhapje serioze e Covid-19 që do të mund të përgjysmonte rritjen globale në 1.5% tashmë duket shumë optimist.

Sipas tij, ndërkohë që numri i humbjeve të vendeve të punës dhe dështimeve të kompanive mbetet akoma i pasigurt, shtetet do të ballafaqohen me dështimin ekonomik gjatë ditëve në vijim sepse shumë nga ekonomitë më të mëdha të botës do të bien në recesion gjatë muajve të ardhshëm – do të ketë diku prej dy të katërtave të njëpasnjëshme të rënies ekonomike.

“Edhe nëse shumë ekonomi botërore do ti shpëtojnë një recesioni, atëherë ose nuk do të kenë rritje fare ose do të kenë rritje negative, përfshirë disa nga ekonomitë më të mëdha botërore dhe kjo është arsyeja pse jo vetëm që do të ketë rritje të ulët këtë vit por do të nevojitet shumë kohë për ta rimarrë vetën në të ardhmen, ” ka shtuar ai.

Tutje, Gurria thotë se pasiguria ekonomike e krijuar pas shpërthimit të epidemisë Covid-19 nënkupton se tashmë ekonomitë kanë pësuar një tronditje të madhe, më të madhe sesa ajo gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit apo të krizës financiare të vitit 2008.

“Ne nuk e dimë arsyen se sa kohë do të nevojitet për ta rregulluar problemin me papunësinë sepse nuk e dimë se sa njerëz do të humbin vendet e tyre të punës. Po ashtu, nuk jemi në dijeni se sa kohë do të na duhet ti ringjallim me qindra mijëra ndërmarrje të mesme e të vogla të cilat tashmë po pësojnë humbje.”

OECD po bën thirrje për një plan katër pikësh për t’u ballafaquar me epideminë, përfshirë testimin falas të virusit, pajisje më të mira për mjekët dhe infermierët, transferimin e parave kesh për punëtorët, përfshirë edhe punëtorët e vetëpunësuar si dhe stimulime financiare për ndërmarrjet ekonomike.