Ekonomia e Evropës shënon rritje në tremujorin e parë

Ekonomia e Evropës e ka shmangur një recesion gjatë dimrit, duke e rritur pak ritmin në tremujorin e parë të vitit 2023, pavarësisht agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe rritjeve të konsiderueshme të normave të interesit që e kanë si qëllim luftimin e inflacionit, raporton CNN.

Prodhimi ekonomik në Bashkimin Evropian u rrit 0.3% në tre muajt e parë të vitit 2023 krahasuar me tremujorin e mëparshëm, sipas një vlerësimi fillestar të produktit të brendshëm bruto të publikuar të premten. Ndër 20 vendet që përdorin euron, prodhimi është rritur me 0.1%.

Gjatë tre muajve të fundit të vitit 2022, PBB – masa më e gjerë e shëndetit të një ekonomie – ka rënë me 0.1% në Bashkimin Evropian dhe ka mbetur e sheshtë në zonën e euros./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala