Ekipi spanjoll solidarizohet me tërmetin në Shqipëri (VIDEO)

Në ndeshjen të cilën ekipi spanjoll i Malagas e ka luajtur kundër ekipit të Numancias, lojtarët kanë zgjedhur të dalin në fushë duke mbajtur një mbishkrim në bluzat e bardha që kishin veshur para fillimit të ndeshjes.

Në bluzat e të gjithëve shkruhej “Lutuni për Shqipërinë”.

Në faqen zyrtare të ekipit thuhet se kjo është bërë në mbështetje të viktimave nga tërmeti i së martës në Shqipëri.

“Sonte kemi dashur të dalim në fushën e gjelbër me një mesazh mbështetje për të gjitha viktimat nga tërmeti në Shqipëri. Lutuni për Shqipërinë”, thuhet në postimin e ekipit të Malagas në Facebook.

Në ekipin e Malagas luajnë dy shqiptarë, Armando Sadiku dhe Bare Keidi.

Esta noche hemos querido saltar al verde de #LosPajaritos con un mensaje de apoyo a las víctimas del #seismo de #Albania ? #PrayForAlbania?? #NumanciaMálaga⚽️

Esta noche hemos querido saltar al verde de #LosPajaritos con un mensaje de apoyo a las víctimas del #seismo de #Albania ?#PrayForAlbania?? #NumanciaMálaga⚽️

Publiée par Málaga CF sur Vendredi 29 novembre 2019