Foto: KALLXO.com

Ekipi i KALLXO.com pengohet në fshatin Beguncë të Vitisë

Para objektit të shkollës “Ahmet Hajdari” në fshatin Beguncë të Vitisë ekipi i KALLXO.com është penguar nga një qytetar.

Ekipi po fotografonte grumbujt e qytetarëve që ishin grumbulluar para oborrit të shkollës.

Një qytetar i cili po qëndronte bashkë me 6-7 qytetarë të tjerë ka filluar të pengoj ekipin duke i kërkuar që t’i largojnë telefonat dhe të mos xhirojnë, duke i bërtitur.

I pyetur se kush është ai, qytetari ka refuzuar të përgjigjet. Ai nuk ka pasur ndonjë kartelë identifikuese që tregon nëse është komisioner apo vëzhgues në këtë qendër.

Për këtë është thirrur Policia, me të ardhur ata, qytetari së bashku me grumbullin që po qëndronin janë larguar menjëherë nga vendi.

Policia është duke e trajtuar rastin në fjalë.