Ilustrim

Ekipi i FSK-së shpërthen një mjet në Junik

Gjatë ditë së djeshme në lagjen Berishë, në Komunën e Junikut një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka hasur në një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij.

Ndërkaq, sipas policisë ekipi i FSK-së në vendin e ngjarjes ka shpërthyer mjetin pa incidente.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar në oborrin e shtëpisë së tij kishte hasë në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësiti EOD i FSK-së në vendin e ngjarjes e ka bërë shpërthimin e mjetit pa incidente”, thuhet në raportin e policisë.