Ekipi i boksierëve lirohen nga karantina

Ekipi i boksierëve kosovarë janë liruar nga karantina ku kishin qëndruar për 14 ditë.

Ata po mbaheshin në karantinën në Qendrën e Studentëve pasi ishin kthyer nga një turne jashtë vendit.

Ata gjatë ditës së sotme janë revoltuar duke kërkuar që të liroheshin nga karantina pasi që të gjithë kishin rezultuar negativ pas analizave që iu ishin nënshtruar për COVID-19.

Revoltimi i tyre bëri që të ftoheshin forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Policët special kanë qenë me pajisje të protestuesve. Po ashtu ata janë dezinfektuar para se të hyjnë brenda.