
Ekipi i BIRN-it pengohet në monitorimin e zgjedhjeve në shkollën "Kralj Millutin" në Graçanicë
Ekipi i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka qenë prezent për vëzhgimin e procesit zgjedhor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Kralj Millutin” në Graçanicë.
Më të përfunduar procesi i mbylljes dhe bartjes së kutive të votimit në vendin ku bëhet grumbullimi i tyre, vëzhguesit kanë hasur në një zarf të mbyllur i cili ishte lënë në njërën nga klasat e kësaj shkolle.
Me të parë këtë zarf, vëzhguesit e BIRN-it kanë incizuar ngjarjen me qëllim provimi të ndonjë dyshimi eventual të keqpërdorimit.
Por, gjatë xhirimit të kësaj ngjarje, ekipi është penguar nga një person i cili dyshohet të jetë person i autorizuar nga KQZ.
I njëjti ka filluar të ofendojë dhe të kërkojë e bëjë presion tek vëzhguesit që të fshihen të gjitha incizimet.
Për këtë rast madje është ftuar edhe një ekip i Policisë, i cili ka marrë të dhënat e vëzhguesve për të proceduar rastin tutje në Polici.