Ekipet e Kërkim Shpëtimit të FSK-së trajnohen për intervenim në kushte të vështira dimërore

Pjesëtarët e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë këtyre ditëve të dimrit janë duke e realizuar trajnimin specialistik për teknikat e Kërkim Shpëtimit malor në kushte dimërore.

Kështu ka njoftuar përmes një postimi në facebook ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ai ka treguar se teknikat e kërkim- shpëtimit malor në kushte dimërore si ato bazë të skijimit, kërkimit në ortekë bore,  qasja tek personat e ngecur në orteqe dhe teleferik si dhe bartja e tyre me barelën e posaçme për borë, kanë qenë disa nga temat e trajnimit

“Teknikat e kërkim- shpëtimit malor në kushte dimërore si ato bazë të skijimit, kërkimit në ortekë bore,  qasja tek personat e ngecur në orteqe dhe teleferik,  bartja e tyre me barelën e posaçme për borë, si dhe pajisjet  specialistike për evakuim, ishin temat e trajnimit të realizuar nga specialistët tanë”- njofton Mehaj.

Trajnimet e tilla përgatisin pjesëtarët e FSK-së që të jenë të gatshëm për intervenime në raste emergjente të fatkeqësive natyrore