Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ekaterina Trendafilova: Haradinaj dhe Gucati kanë apeluar

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova në konferencë për media njoftoi se të akuzuarit Haradinaj dhe Gucati kanë kundërshtuar vendimin e Dhomave dhe për këtë i janë drejtuar Apelit.

Për këtë rast dhomat e specializuara kanë shpallur vendim me datë 18 maj 2022 dhe të njëjtit i ka dënuar me 4 vite e gjysmë burg dhe gjobë.

Në konferencë Kryetarja Trendafilova njoftoi se të akuzuarit Haradinaj dhe Gucati kanë apeluar kundër këtij vendimi.

Trendafilova e cilësoi rastin e Gucatit dhe Haradinaj si shumë të rëndësishëm për Dhomat e Specializuara.

“Edhe pse nuk ka pas krime kundër njerëzimit dhe krime lufte përsëri është nja rast shumë i rëndësishëm përpara dhomave të specializuara” – tha Trendafilova.

Artikujt për rastin Gucati dhe Haradinaj i gjeni në këtë link.