Ejupi terhiqet nga gara për të parin e FFK-së

Ditën e enjte është afati i fundit kur kandidatët për të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës duhet të dërzojnë kandidaturën për të parin e FFK-së.

Për të parin e FFK-së kandidaturën e kanë shpallur: Agim Ademi, Arianit Ahmeti ndërsa Gramoz Vokrri ka thënë se nëse klubet kanë interes ai edhe mund të kandidojë për të parin e FFK-së.

Në garë për të parin e FFK-së ka qenë edhe Remzi Ejupi por që i njëjti sot gjatë ditës e ka konfrimuar që nuk do të kandidojë në kuvendin zgjedhor të FFK-së që pritet të mbahet më 6 prill.

Ejupi për KALLXO.com ka treguar edhe arsyet se pse nuk do të marr pjesë në këtë kuvend zgjedhor të FFK-së.

“Jo nuk do të kandidojë në një kuvend të parregullt dhe jo legjitim”, ka thënë Ejupi për KALLXO.com

Po ashtu Ejupi ka thënë që edhe klubi futbollisitik Prishtina që në Federatën e Futbollit përfaqësohet  me dy delegatët e saj nuk do të marrë pjesë në këtë kuvend.

“As si klub nuk do të marrim pjesë në kuvend, prishtina përfaqësohet nga dy delegatë të cilët nuk do të marrin pjesë në këtë kuvend”, ka thënë Ejupi për KALLXO.com