Grafika: KALLXO.com

Efikasiteti i gjyqtarëve në zgjidhjen e lëndëve

Sistemi i drejtësisë ndër vite i ka forcuar kapacitetet e gjyqësorit përmes rritjes se numrit të gjyqtarëve, ngritjes se profesionalizmit e kompetencës së tyre.

Sistemi gjyqësor i Kosovës tani në vitin 2022 ka në përbërjen e tij një numër prej 396 gjyqtarëve e 1515 staf mbështetës.

Ky numër i gjykatësve të thirrur për të ndarë drejtësinë ndër vite është rritur gradualisht.

Të dhënat statistikore të publikuara në këtë analizë kanë për bazë të dhënat e hapura nga data baza e të dhënave e krijuar nga BIRN, që ka për  burim të dhënat e hapura të ofruara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës si dhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, tregojnë lëvizjen e numrit të gjykatësve prej vitit 2015 deri në 2019.

Këto statistika tregojnë se në vitin 2015 Kosova ka pasur 220 gjyqtarë, në vitin 2016 ka pasur 210 gjyqtarë, në vitin 2017 gjithsej 204, në vitin 2018 gjithsej 238 gjyqtarë dhe në vitin 2019 sistemi i drejtësisë ka pasur 269 gjyqtarë.

Të dhënat nga databaza, të grumbulluara për 5 vite, përfshirë vitet prej 2015-2019 tregojnë për efikasitetin e gjyqtarëve ndër vite në zgjidhjen e lëndëve.

Të dhënat interesante tregojnë efikasitet të lartë të gjyqtarëve të departamentit të përgjithshëm në kryerjen e lëndëve të ‘lehta’ për dallim prej lëndëve që KPK i ka evidentuar si të rënda.

Gjyqtarët e Krimeve të Përgjithshme në Kosovë kryejnë afërsisht lëndë të rënda sa pranojnë për një muaj, por që këtu nuk llogaritet numri i lëndëve që kanë në punë gjatë një muaji.

Një gjyqtar i krimeve të përgjithshme në vitin 2015 ka pranuar afërisht 22.6 lëndë të rënda në muaj dhe ka zgjidhur 20.9 prej tyre, ndërsa ka efikasitet shumë më të lartë në zgjidhjen e lëndëve të lehta.

Kjo pasi për në muaj janë pranuar 5.20 lëndë ndërsa mesatarja e lëndëve të zgjidhura shkon në 14.1, pra ka një dyfishim të lëndëve të kryera në raport me ato të pranuara.

Një trend i njëjtë i statistikave shkon edhe për vitet pasuese deri në vitin 2019.

Në anën tjetër, të dhënat për gjyqtarët që ndajnë drejtësinë në Krime të Rënda ndryshojnë prej vitit në vit.

Të dhënat flasin vetëm për lëndët e lehta që i pranojnë këta gjykatës.

Kështu numri i lëndëve të kësaj natyre të pranuara për një muaj në vitin 2015 është 4.4 ndërsa mesatarja e lëndëve të kryera shkon në 4.3.

Në vitin 2016 një gjykatës ka pranuar 4.3 lëndë ndërsa ka kryer mesatarisht 5.6 lëndë për një muaj.

Të dhënat për vitin 2017 tregojnë se për një muaj gjyqtarët kanë pranuar 2.7 lëndë në muaj ndërsa kanë kryer 3.7 lëndë, pra kanë kryer më shumë lëndë se që kanë pranuar.

Në vitin 2018, gjyqtarët e krimeve të rënda kanë pranuar 2.2 lëndë të lehta ndërsa kanë kryer 3 lëndë në muaj.

Ndërsa në vitin 2019, numri  i lëndëve të pranuara shkon në 2 lëndë në muaj ndërsa numri i lëndëve të kryera 2.7 lëndë.

Të dhënat edhe pse tregojnë një efikasitet të kënaqshëm për trajtimin e këtyre rasteve, duhet pasur parasysh që statistikat nga databaza tregojnë vetëm për lëndët e lehta të pranuara nga gjyqtarët që ndajnë drejtësinë në krime të rënda.

Ky raport është mbështetur në të dhënat e grumbulluara nga projekti ‘Databaza për luftimin e narrativeve të dëmshme mbi gjyqësorin’.

Programi është përkrahur nga Fondacioni i Mijëvjeçarit në Kosovë (MFK) dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).

Të dhënat në raport nuk paraqesin qëndrimet e MFK dhe MCC por janë qëndrime të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese.