Efekti i raportimit në KALLXO.com, ATK gjeti shumë parregullsi në një qebaptore në Ferizaj

Një qebaptore në Komunën e Ferizajt ka qenë cak i një ekipi tatimor, të drejtuar nga Prishtina.

Inspektorë të ATK-së nga Prishtina u dërguan në këtë komunë për të vërtetuar saktësinë e informacioneve të raportuara në KALLXO.com, se në atë qebaptore kishte parregullsi tatimore.

Arsye pse inspektorët nga Prishtina e vizituan këtë biznes ishte pasi në KALLXO.com, qytetarët kishin raportuar se disa inspektorë nga rajoni i Ferizajt, hanë ushqim te kjo qebaptore dhe për atë arsye biznesi nuk gjobitej.

Raportimet e qytetarit dolën të sakta, biznesit ju konstatuan dymbëdhjetë (12), tavolina pa kuponë fiskal, e po ashtu edhe disa punëtorë të padeklaruar.

Gjatë kontrollit në këtë biznes, prezent ishin edhe disa inspektorë të ATK-së, në Ferizaj, të cilët ishin duke ngrënë drekën në këtë qebaptore.

Biznesi që u kontrollua doli të ketë arkën fiskale në defekt, ndërsa ndonëse në këto raste detyrohet të lëshojë paragonë të vulosur,  inspektorët gjetën se paragonat ishin të pa vulosur.

Për të gjitha këto parregullsi, biznesi pas përpilimit të raportit do të ndëshkohet konform legjislacionit tatimor.

Ditë më parë inspektorët e ATK-së, zhvilluan aksione të gjëra tatimore. Cak i tyre ishin kompanitë e autobusëve.

Kontrollit iu kishin nënshtruar rreth 30 kompani të ndryshme të autobusëve. Të dhënat ishin shqetësuese, inspektorët hasën në qindra udhëtarë të pa pajisur me kuponë fiskal, punëtorë pa kontrata pune si dhe biznese pa arka fiskale.

Gjilan, pas raportimit në KALLXO.com, inspektorët gjejnë parregullsi te kompanitë e transportit