"Edukimi për Siguri" do të jetë pjesë e kurikulave shkollore në Kosovë

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është votuar që lënda “Edukimi për Siguri” të jetë pjesë e kurikulave shkollore në fund të vitit mësimor 2022-2023.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se përmes lëndës “Edukimi për Siguri” do të kenë mundësinë për të mësuar historinë e vendit, çmimin e shtrenjtë të lirisë dhe mënyrën për ta mbrojtur atë.

“Ky program do të realizohet në koordinim mes MASHTI dhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe ka për qëllim edukimin e të rinjve për aftësitë bazë ushtarake dhe përfitimin e njohurive rreth fushës së sigurisë dhe reagimit në emergjenca civile”- ka thënë Nagavci.

Ndërsa, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të kjo lëndë do të zhvillohet tek klasat e 11-ta.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam vendimin për Koncept- Programin Edukativ për nxënësit e klasëve të 11-ta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ” Edukimi për siguri”, i cili është koncept i iniciuar nga Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit”- ka thënë Mehaj.