Isa Mustafa e Edi Rama | Foto: ZKM

Edi Rama vizitoi Isa Mustafën në Prapashticë

Në vazhdën e takimeve gjatë qëndrimit dy ditor në Prishtinë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vizituar liderin e LDK-së, Isa Mustafa në vendbanimin e tij në Prapashticë.

Këtë e ka bërë të ditur Mustafa përmes një postimi në “Facebook”.

Ai u shpreh i nderuar nga kjo vizitë dhe njoftoi se kanë bashkëbiseduar për shumë tema aktuale.

“Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time”, ka shkruar lideri i LDK-së, të martën.

Kreu i qeverisë të Shqipërisë, Edi Rama ka ardhur dje në Kosovë. Ai u takua me liderët e partive politike vend përveç Ramush Haradinajt.