Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ai kosovar, Ramush Haradinaj - Foto: Facebook

Edi Rama uron Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e djeshme

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka uruar Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se zgjedhjet ishin të suksesshme ndërsa uroi edhe kandidatët në për rezultatin.

“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare! Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën”, ka shkruar Rama.

Të dhënat momentale të KQZ-së, tregojnë se deri më tani janë numëruar 95,88% të votave, apo 2442 vendvotime nga 2547 sa kanë qenë gjithsej.

Rezultati i fundit tregon se Lëvizja Vetëvendosje është e para me një rezultat 25,81%.

Pas saj Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,07%.

Partia Dermokratike e Kosovës renditet e treta me 21,17% të votave.