Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama takon presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan | Foto: Edi Rama/Facebook

Edi Rama takon presidentin e Turqisë, Erdogan

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar sot me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në vizitën që po zhvillon në shtetin e Turqisë.

“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdogan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë” – ka shkruar Rama në Facebook.

Edi Rama po qëndron në Turqi pasi u ftua në hapjen e Lojërave të Solidaritetit Islamik që po mbahen në Konja, e ku po merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare.