Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Edi Rama: Serbia të njoh realitetin e Kosovës, manovrat në kufi janë për të ardhur keq

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Serbia duhet ta njohë realitetin e Kosovës.

Ai në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, tha se manovrat ushtarake në kufi me Kosovën janë për keqardhje.

“Nuk ka asnjë diskutim që Serbia duhet ta njohë këtë realitet, dhe është për të ardhur keq që sot jemi dëshmitar për manovra ushtarake në kufi me Kosovën. Ato nuk mbrojnë qytetarët serb, siç pretendohet nga udhëheqja në Beograd. Në fakt qytetaret serb në Kosovë jetojnë të pa kërcënuar nga askush, madhe u paguhen edhe faturat e rrymës. Ato manovra nxisin nacionalizimin vandal”, ka thënë Rama.

Aplikimi i masës së reciprocitetit, sipas Ramës, është në të drejtën e Kosovës, kurse për njësitë speciale tha se duhet pasur kujdes dhe problemet të zgjidhen me anë të dialogut.

“Aplikimi i reciprocitetit është një marrëveshje e arritur me kohe mes dy qeverive. Duhet ta them qëndrimin e  Shqipërisë, e drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Duhet bërë kujdes dërgimi i njësive speciale atje. Qeveria shqiptare e ndan plotësisht mendimin që problemi duhet zgjidhur me dialog. I takon qeverisë dhe kryeministrit të Kosovës se si do ta trajtoj këtë situatë delikate”, shtoi Rama.

Albin Kurti: Do rrisim bashkëpunimin me Shqipërinë, do kemi një sekretariat bashkëpunues