Edi Rama refuzon ofertën ‘qesharake’ të Rusisë për vaksina

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes Facebook ka kërkuar nga ambasadori i Rusisë në Tiranë që t’i kërkoj falje, ku thotë se oferta për vaksinën ‘Sputnik V’ është një ‘provokim i papërshtatshëm”.

Ambasada ruse në Tiranë iu përgjigj një postimi në Twitter të zëdhënësit të Ramës, Endi Fuga, të hënën pasi ky i fundit u ankua tek Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, duke pretenduar se Ballkani perëndimore është ‘lënë vetëm’ në fushatën e vaksinimit kundër virusit Covid-19.

Ambasada e cila është e njohur për postimet e saja në gjuhën shqipe në Facebook, tha se Rusia është e gatshme të ofrojë vaksinën e saj në Shqipëri nëse qeveria e kërkon atë. BalkanInsight

Rusia ia ofron Shqipërisë vaksinën kundër coronavirusit