Foto: Edi Rama/Facebook

Edi Rama publikon pamje të përgatitjes së Forcave të Kosovës dhe Shqipërisë (FOTO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar disa pamje nga përgatitja e trupave elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës për stërvitjen marshuese më të vështirë në botë, Cambarian Patrol.

Rama bëri të ditur se të dyja trupat shqiptare do të garojnë në Malet e Uelllsit në Britani të Madhe me skuadra nga 30 vende të botës që do marshojnë për 48 orë me 45 kg pajime në një terren tejet të thepisur.

“Momente nga përgatitja e trupave elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, për stërvitjen marshuese më të vështirë në botë, Cambrian Patrol, ku të dyja trupat shqiptare do të garojnë në Malet e Uellsit, në Mbretërinë e Bashkuar, mes 160 skuadrave nga 30 vende të botës, duke marshuar për 48 orë me 45 kg pajime në një terren tejet të thepisur” – shkroi Rama në Facebook.