Edi Rama pritet të vijë sot në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë ditës së sotme pritet të vijë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se vizita zyrtare e Edi Ramës pritet që të zgjasë dy ditë, deri më 30 qershor.

Vizita e Ramës në Kosovë vjen pas zhillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës nga Gjykata Speciale për presidentin e vendit Hashim Thaçin dhe kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.

Rama ka shprehur indinjatën e tij kundër aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe disa të tjerëve, të akuzuar për krime lufte, duke e konsideruar aktakuzën si një sulm ndaj Kosovës, shqiptarisë dhe trashëgimisë së luftës së UÇK-së.

Me 26 qeshor, mediet në Shqipëri raportuan se Rama anuloj prezantimin e projektit të gjimnazit “Sami Frashëri”, pasi ishte në vilën qeveritare në Vlorë.

Mendohet se ai ishte në një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po atë ditë është fotografuar në Ardenicë të Fierit.

Rama sulmon ndërkombëtarët për akuzat ndaj udhëheqësve të UÇK-së për krime lufte