Kadri Veseli takohet me Edi Ramën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në kuadër të vizitës së tij në Kosovë do të takojë edhe kryetarin e PDK-së Kadri Veseli.

Në njoftimin për media të PDK-së bëhet e ditur që takimi do të mbahet në selinë e PDK-së në ora 18:00.

Sipas njoftimit mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Përveç Veselit, Rama do të takoj edhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani,  kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.

Burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se vizita zyrtare e Edi Ramës pritet që të zgjasë dy ditë, deri më 30 qershor.

Vizita e Ramës në Kosovë vjen pas zhvillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës nga Gjykata Speciale për presidentin e vendit Hashim Thaçin dhe kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.

Rama ka shprehur indinjatën e tij kundër aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe disa të tjerëve, të akuzuar për krime lufte, duke e konsideruar aktakuzën si një sulm ndaj Kosovës, shqiptarisë dhe trashëgimisë së luftës së UÇK-së.

Me 26 qeshor, mediet në Shqipëri raportuan se Rama anuloj prezantimin e projektit të gjimnazit “Sami Frashëri”, pasi ishte në vilën qeveritare në Vlorë.

Mendohet se ai ishte në një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po atë ditë është fotografuar në Ardenicë të Fierit.