Ramush Haradinaj e Edi Rama - Foto: REL/AP

Edi Rama përshëndet marrëveshjen për fluturimet Prishtinë - Beograd duke ironizuar me Haradinajn

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për fluturimet Prishtinë-Beograd 52 minuta më herët.

Mirëpo postimin e tij Rama ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës në largim Ramush Haradinaj, duke pohuar se “shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap”.

Sipas Ramës kjo marrëveshje është një hap shumë i rëndësishëm për të dyja vendet.

“E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është “një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”. Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë! Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap. Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit.”, thuhet në postimin e Ramës në Twitter.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se pret që të hënën në Berlin të nënshkruhet një letër për synimet e Ministrisë serbe të Ekonomisë dhe kompanisë së fluturimeve Lufthansa, për vendosjen e një linje ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës.

Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Gjuriq tha se kjo linjë mund të jetësohet pas heqjes së taksës që Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe pas rikthimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

Nënshkrimi i letrës së synimeve, tha Gjuriq, do të ishte hapi i parë simbolik drejt rivendosjes së linjës ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës, pas 20 vjetësh

Linjë ajrore Prishtinë – Beograd?