Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Edi Rama për Open Balkan: Kemi dallime me Kurtin në këtë çështje por nuk do ndikoj në marrëdhëniet mes dy vendeve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin Albin Kurti ka thënë se tani është i bindur që ‘Open Balkan’ është shumë i mundur.

Kurse dallimet për këtë çështje që kanë me Kurtin thotë se nuk do ndikojnë në marrëdhënie të dy vendeve.

“Tani jam edhe më i bindur se Ballkani i Hapur është edhe më shume i mundur. Ka një dallim mes nacionalizimit dhe patriotizmit. Natyrisht që kemi një mos dakordësi me Albinin dhe kjo është e natyrës politikes. Marrëdhëniet tona nuk ndikohen për shkak të kësaj”, ka thënë Rama.

Rama potencoi se dita për të jetuar në një hapësirë të bashkuar do të vijë,  jo vetëm shqiptaret por të gjithë evropianët.

Edi Rama: Serbia të njoh realitetin e Kosovës, manovrat në kufi janë për të ardhur keq