Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate për mediat. Foto: LSA

Edi Rama: Ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave të aksidentit në Kroaci

Dhjetë persona kanë mbetur të vdekur e mbi 40 të tjerë  të lënduar në aksidentin e një autobusi nga Kosova në Kroaci.

Aksidenti që ka ndodhur afër Sllavonski Brodit po udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur i pikëlluar nga ky lajm.

Rama ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe është lutur që të plagosurit t’ia dalin.

“Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëlime vëllazërore familjeve të viktimave”, shkroi Rama në twitter.