Edi Rama: Mos-liberalizimi i vizave për kosovarët është çmenduri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij gjatë takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Bruksel ka thënë se mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një kidnapim.

Rama në deklaratën e tij ka thënë se kjo është një çmenduri dhe duhet të marrë fund.

“Është edhe një tjetër kidnapim në proces, që është kidnapimi i qytetarëve të Kosovës, të cilëve nuk u lejohet të lëvizin lirshëm në Evropë, është i vetmi popull në Evropë që nuk mund të lëviz lirshëm. Dhe e dini çfarë, ata kanë qenë nën diktaturën jugosllave dhe kanë mundur të lëvizin, të shkojnë në Gjermani, Zvicër, kudo. Që kur janë çliruar, çlirimtarët e tyre po i mbajnë pengje, nuk mund të lëvizin. Kjo është çmenduri, turp, kjo duhet të marr fund dhe njerëzit duhet të lëvizin lirshëm”, ka thënë Rama.

Çfarë pritet nga Samiti i BE-së?