Edi Rama kritikon BE-në për mos liberalizim të vizave për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë e cila po mbahet sot në Tiranë ka thënë se Qeveria e Kosovës është treguar e zgjuar sa i përket heqjes së pengesave për dialogun me Serbinë.

Rama ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë në ndërtimin e politikës së jashtme.

Ai gjithashtu ka kritikuar Bashkimin Evopian dhe e ka quajtur turp mos liberalizimin e vizave për Kosovë.

“ Duhet të përmend përparimi i Kosovës, rihapaja e dialogut me ndërmjetësimin e BE dhe përparimi në agjenden e reformës evropiane, nuk janë të tëra por janë disa shenja kuptim plota të përparimit dipolomatk të Kosovës, në mënyrë të vecantë, qasjen e mençur kurajoze dhe konstrutikve të Qeverisë së Kosovës në koordinim të zgjuar duke hequr kshtu çdo pengesë, që në fakt treguan se ishin një pengesë që Kosova ia vuri vet-vetës.  Dialogu mbetet i vetmi instrument. Nuk e di cfarë duhet të  besoj për libëralizimin e vizave për Kosovën, nuk më mbetet vetëm të përsëris se mo liberlazimin e vizave për Kosovën është një turp për BE. Një turp i pashlyeshëm, sado që liberalizimi i merituar tash e sa kohë mbetet në fuqi jo se Kosova nuk ka bërë detyrat por për arsye se Kosova është marrë peng i shteteve të caktuara të BE-së”,  tha ai.

Rama shtoi se të dy qeveritë, ajo kosovare dhe shqiptare janë angazhuar të hulumtojnë investimet të përbashkëta energjetike.

Ai në fjalimin e tij gjithashtu tha se Porti i Durrësit do të kthehet në një pikë strategjike dukë shërbyer jo vetëm për Kosovën dhe Shqipqrinë por për të gjithë rajonit.

Gjatë këtij takimi pritet që të nënshkruhen disa marrëveshje ndërmjet dy vendeve ndërkohë që, ky nuk është takimi i vetëm ndërmjet dy qeverive.

Hoti dhe ministrat nisen me autobus për mbledhjen e përbashkët në Tiranë