Edi Rama konfirmon se ka viktima nga tërmeti

Kryeministri i Shqipëri Edi Rama e ka konfirmuar se ka viktima në njerëz nga tërmeti që goditi Shqipërinë orët e para të mëngjesit të sotëm.

Rama ka shkruar se “Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura. Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë”, ka shkruar Rama.

“Është një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë, të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SË BASHKU. Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë?#Kurajo #Durim #Solidaritet”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.