Universiteti i Mitrovicës 'Isa Boletini' FOTO: Facebook

Universiteti i Mitrovicës hap konkurs për studentë të rinj

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, sikurse edhe universitet e tjera publike në vend, sot ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj.

Ky universitet këtë vit akademik në afatin e parë ka planifikuar t’i pranojë 1196 studentë të rregullt.

“Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 21.09.2020 deri më 30.09.2020 nga ora 09:00 deri në orën 16:00”, thuhet në njoftim.

Në paraqitjen për aplikim kandidatët duhet të paguajnë shumën prej 2.5 euro dhe forma e pagesës do të shkarkohet dhe shtypet nga uebfaqja e Universitetit.

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet më së voni deri më 3 tetor, kurse shpallja e rezultateve përfundimtare pas shqyrtimit të ankesave do të bëhet më 8 tetor.

Kriteret e tjera të konkursit mund t’i lexoni këtu.

Sot, edhe Universiteti i Prishtinës, Pejës, Gjakovës, Gjilanit dhe Ferizajt kanë hapur aplikimin për studentë të rinj.