Thellohet kriza e COVID-19 tre të vdekur vetëm në 24 orët e fundit

Tre pacientë me COVID-19  kanë vdekur dje dhe sot në Klinikën Infektive.

Sipas njoftimit, mbrëmë ka vdekur pacienti J.N, 57 vjeç nga Prizreni, ndërsa sot ka vdekur pacienti R.B, 78 vjeçar, po ashtu nga Prizreni.

Ndërkaq edhe sot rreth orës 8 të mëngjesit ka vdekur pacienti me inicialet D.N, 71 vjeçar nga Suhareka. ,  i cili ishte  pranuar në Njesinë Intensive në objektin e  Mjekesisë me  datën 23.06.2020,  si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19.

Në Klinikën Infektive momentalisht janë të hospitalizuar 97 raste me COVID-19..

45 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë