Objekti ku do të vendoset Gjykata Speciale | Foto: Wikimedia

Edhe tre ish-ushtarë të UÇK-së janë ftuar sot nga Gjykata Speciale

Edhe dy ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Abedin Daka dhe Sherif Tahiri, që të dy ish-pjesëtarë të UÇK-së nga Zona Operative e Drenicës janë të ftuarit të radhës nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i OVL – UÇK-së Hysni Gucati.

“Sot u njoftova se kanë marrë ftesë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarët Abedin Daka (vëlla i dëshmorit Mirush Daka) nga fshati Cerovik i komunës Klinë dhe Sherif Tahiri nga fshati Tërdevc i komunës së Drenasi, të dy këta pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Drenicës. Ndihem krenar me veprat dhe sakrificat e ushtarëve të UÇK-së. H.G”, ka shkruar Gucati.

KALLXO.com sot gjatë ditës raportoi Ramiz Kukaj nga Korisha e Prizrenit ka marrë ftesë nga Specialja.

 

Edhe një ish-ushtar i UÇK-së ftohet për intervistim nga Haga

.