Lajm i Fundit, Coronavirus

Edhe sot numër i lartë i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se nga 228 mostra të marra nga Klinika Infektive sot, 28 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, duke e rritur numrin në total në 1,326 raste.

Sipas njoftimit, rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 9 raste (sipas vendbanimit: 9 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 7 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc i epërm, 2 raste Vushtrri, 1 rast Akrashticë dhe 1 rast Maxhunaj), komuna e Fushë Kosovës 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë dhe 1 rast Miradi e epërme), komuna e Rahovecit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Rahovec), komuna e Podujevës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Konushevc dhe 1 rast Gërdovc) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Lipjan, Gjilan, Pejë, Mamushë dhe Rogovë-Gjakovë.

Po ashtu, sot janë shëruar edhe 8 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 921 raste.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.