Mot me shi - Foto: Rtv21

Edhe sot mot me shi në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe sot por edhe gjatë ditëve në vijim.

Vranësirat do të vazhdojnë të mbesin të dendura, duke mundësuar të ketë reshje shiu edhe në ditët e ardhshme.

Në viset malore me lartësi mbi 850 metra mbi nivel të detit, temperaturat janë më të ulëta dhe ekzistojnë kushtet që pos shiut të bien edhe fjolla të lehta bore.

Për shkak të prezencës së masave ajrore nga drejtimi i veriut dhe verilindjes temperaturat mbeten të ulëta, nën vlerat e mesatareve për muajin që jemi, njofton IMHK.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja mesatare dhe lokalist e forte, thotë IMHK.