Mot me shi - Foto: Rtv21

Edhe sot mot i ftohtë e me reshje shiu

Me shi e temperatura të ulëta parashihet të jetë moti gjatë ditës së sotme në Kosovë. Shi do të ketë në disa vende i shoqëruar me vranësira, ndërkaq në viset malore mund të ketë edhe reshje të lehta të borës. Kurse pasdite dhe në mbrëmje, sipas meteorologëve, pritet kthjellim i motit.

Temperatura më e ulët është gjashtë gradë Celsius, kurse ajo më e larta e ditës deri në tetë gradë. Era e dobët dhe e moderuar, në veri dhe veriperëndim.