Ilustrim

Edhe sot çmim i njëjtë për shitjen e derivateve në Kosovë

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve në Kosovë është 1.74 euro për litër, për benzinë është 1.63 euro dhe çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0.78 euro.

Kështu ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Të njëjtat çmimet kanë qenë edhe dy ditët e kaluara.

Sipas njoftimit, çmimet e lartcekura vlejnë për datën 19 korrik 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.