Edhe sot Autoshkollat në protestë

Edhe sot, sikur dje, Autoshkollat nga tërë vendi kanë protestuar kundër ndalimit të punës për ta.

Ata janë parë në një numër të madh në kryeqytet paraditen e së martës.

Autoshkollat kanë kërkuar ditë më parë që të lejohen të punojnë, sepse, sipas tyre, puna tyre nuk paraqet problem kur aktualisht funksionon trafiku urban, taksitë privat e të tjera biznese.

Ata do të protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës.