Presidenti amerikan, Donald Trump.

Edhe Snapchat ia bllokon llogarinë e Trumpit

Presidentit të ShBA-ve, Donald Trump i është ndaluar llogaria nga Snapchat, sipas një deklarate nga platforma, raporton CNN.

“Në interes të sigurisë publike dhe bazuar në përpjekjet e tij për të përhapur dezinformata, gjuhë urrejtje dhe nxitur dhunë, të cilat janë shkelje të qarta të udhëzimeve tona, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund llogarisë së tij të përhershme”, ka thënë zëdhënësi i Snapchat.

Platformat e mediave sociale janë përpjekur të eleminojnë ose kufizojnë shtrirjen e përmbajtjes dhe llogarive inflamatore pas trazirave pranë kongresit amerikan dhe përpara inaugurimit të javës së ardhshme të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Javën e kaluar, Facebook tha se do të ndalonte llogarinë e Trump të postonte për të paktën pjesën e mbetur të mandatit të tij në detyrë dhe ndoshta “për një kohë të pacaktuar”. Twitter, megafoni i preferuar në internet i Trump, fillimisht mbylli llogarinë e tij për nxitjen e asaj që u bë një kryengritje e dhunshme në Kapitolin e SHBA.

YouTube tha të martën se po pezullon kanalin e Trump për të paktën një javë dhe potencialisht më gjatë.