Pallati i Drejtësisë

Edhe Shoqata e Prokurorëve kundër vendimit të Qeverisë

Shoqata e Prokurorëve ka kërkuar që të anulohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për kthimin e pagave në nivelin e vitit 2017-të.

“Shoqata e Prokurorëve të Kosovës kërkon anulimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përgjysmimin e pagave të prokurorëve”- thuhet në njoftimin e Shoqatës

Shoqata gjithashtu ka mbështetur vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për reduktimin e punëve të prokurorëve vetëm në shërbime esenciale.

E njëjta ka njoftuar që në dakordim me Këshillin Prokurorial të Kosovës do të ndërmerr veprime për kontestimin e vendimit të Qeverisë për ulje të pagave të prokurorëve përmes rrugëve ligjore.

“Shoqata e Prokurorëve të Kosovës njofton opinionin publik se në koordinim me Këshillin Prokurorial të Kosovës do të ndërmerr veprime konkrete për kontestimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për uljen e pagave të prokurorëve, përmes rrugëve ligjore dhe organeve gjyqësore vendimmarrëse”- thuhet në këtë njoftim

Në fund thuhet që do të shqyrtohet mundësia e shkeljeve të dispozitave të Kodit Penal të Kosovës.