Foto: Ilustrim

Edhe policë civilë të angazhuar për jetësim të masave anti-COVID

Policia e Kosovës ka angazhuar në teren edhe policët e veshur me rrobe civile, për të mbikëqyr zbatimin e masave për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, institucioni i rendit publik, ka mobilizuar zyrtarë policorë në gjithë vendin dhe ata do të kujdesen për zbatimin dhe respektimin e masave, përfshirë përdorimin e maskave nga qytetarët, respektimin për vetë-izolim si dhe do të jenë prezent në ambiente më shumë të  frekuentuara.

Me vendim të kryeministrit të Kosovës, pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare të mbajtur të dielën është vendosur që orari i punës së Policisë të zgjatet nga 8 në 12 orë në ditë.

‘’Dhe do të shtohet prezenca e Policisë në të gjitha rrugët dhe vendbanimet e Kosovës”, paralajmëroi Kurti.

Dëshmi e masave më rigoroze, tregon edhe raporti 24 orësh policor, në bazë të të cilit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjoba si kurrë më parë, plotë 2,479 sosh për qytetarët mosrespektues të masave.

Nga nesër Policia me orar 12 orë në ditë

Rritet numri i gjobave për mosrespektim të masave kundër COVID-19