Edhe një tjetër deputet i LDK-së kundër mocionit për rrëzim të qeverisë

Deputeti nga radhët e LDK-së, Ardian Shala ka thënë se në këtë kohë është kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Shala ka shtuar se më e arsyeshme është që të vazhdojë qeverisja LVV-LDK.

E keqja më e vogël është të vazhdohet për qeverisje me Vetëvendosje, së paku edhe për një kohë derisa të dalim nga kriza shëndetësore”, tha ai.

Deputeti bëri të ditur se nuk e ka nënshkruar kërkesën për mocion, e paraqitur nga Grupi Parlamentar i LDK-së.

“Mos dhënia e nënshkrimit nuk ka qenë si mbështetje e vednimeev të kryeministrit actual por si rezultat i mungesës së aruemtnimit nga kryesie e LDK-së në takimin e grupit  për të dhënë sqarimet e nevojshme për ne. Mungesa e një alternative të re se çfarë do të ndodhë pas mocionit si dhe situate në të cilën po gjendet vendi”, theksoi deputeti.

Qeveria Kurti sot pritet të sfidohet me votë mosbesimi

Qeveria Kurti sot pritet të sfidohet me votë mosbesimi