Foto: LDK

Edhe një tjetër ambasador vizitë në LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku me nënkryetarin Gazmend  Muhaxheri kanë pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Sipas njoftimit, palët thuhet se diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

“Kryetari Abdixhiku e falënderoi Ambasadorin Italian për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë, si dhe e njoftoi atë për prioritetet dhe qëndrimet e LDK-së karshi proceseve aktuale në të cilat po kalon Kosova”, thuhet në njoftim.

Vizita e ambasadorit italian pason takimet që edhe ambasadorë të vendeve të tjera, kanë pasur me krerët e LDK-së ditët e fundit.

Sa i përket procesit të zgjedhjes së presidentit që pritet të mbahet gjatë ditëve të ardhshme, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dje ka pasur një takim me kandidaten për presidente Vjosa Osmanin, takim të cilin ai e cilësoi të frytshëm dhe pozitiv, duke paralajmëruar edhe një bashkëbisedim tjetër shumë shpejt.

Ndërkaq, ende nuk është bërë e ditur se kur pritet të ndodhë takimi i radhës mes Abdixhikut dhe Osmanit, për t’u qartësuar nëse LDK-së do të përkrahë kandidaturën e Vjosa Osmanit.

Pas atij të ShBA-së, ambasadorët e Zvicrës dhe Hungarisë vizitë në LDK