Edhe një tërmet i fortë godet Shqipërinë

Një tërmet I fuqishëm ka goditur sërish Shqipërinë,

Siç raporton Top Channel, tërmeti ka qenë i fuqisë 4 ballë të rihterit.

Epiqendra e tërmetit ishte 20 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Dridhja e tokës ka ndodhur rreth orës 22.08.

Që nga dita e djeshme, Shqipëria është përfshirë nga një valë dridhjesh të tokës.

Tërmeti më i fuqishëm ishte dje pasdite, në zonën e Tiranës dhe Durrësit, me fuqi 5.8 ballë të rihterit.

Më shumë se 100 persona janë lënduar ndërkohë që ka pasur edhe dëmtime në ndërtesa banimi.