
Edhe një tërheqje nga Kryesia e re e PDK-së
Donika Shahini- Lami një ditë pasi u bë pjesë e kryesisë dhe anëtare e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është tërhequr nga këto pozita.
Përmes një publikimin ajo ka njoftuar sepër arsye personale nuk i pranon detyrat.
“Mirënjohëse ndaj lidershipit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës, për besimin duke më ofruar dhe besuar të jem pjesë e kryesisë së re. Por, për arsye personale, bëj të ditur se nuk do ta filloj këtë rrugëtim. Shëndet, suksese dhe gjitha të mirat!”, ka shkruar ajo.
PDK-ja të enjten kishte njoftuar se profesoresha e njohur e Psikologjisë, Donika Shahini-Lami i ishte është bërë pjesë e Kryesisë së PDK-së dhe anëtare e Këshillit Drejtues.
“Profesoresha Donika Shahini-Lami, më parë ka punuar për 10 vite në Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë, OSBE. Ajo po ashtu njihet për punën e saj si gazetare gjatë luftës në Kosovë si dhe ka punuar për Televizionin Publik Japonez, NHK si dhe ka bashkëpunuar me media të ndryshme ndërkombëtare”, thuhej në komunikatën e PDK-së.
Se nuk do të jetë pjesë e Kryesisë së PDK-së, ka njoftuar edhe ish-kryetari i saj, Enver Hoxhaj.
PDK dje zgjodhi sekretarin e ri, katër nënkryetarë dhe 27 anëtarë të kryesisë së re.