Edhe një person nga Vitia dërgohet për testim me coronavirus

Edhe një person tjetër që ka pasur kontakt me familjen e 77-vjecarit të fshatit Stubëll të Komunës së Vitisë është duke u testuar në Klinikën Infektive për dyshim me virusin corona.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Basri Aliu, duke shtuar se i dyshuari ka punuar në shtëpinë e kësaj familjeje.

“Po, realisht ne e kemi dërguar edhe një rast për testim dhe të shohim qysh po rezulton. Ai ka punuar te familja e këtij të moshuarit nga Stublla dhe është i një fshati afër Stubllës. Po i presim rezultatet dhe të shohim sepse mbrëmë e kemi dërguar”, tha Aliu për KALLXO.com.

Në më pak se katër ditë numri i të prekurve nga coronavirusi në Kosovë ka arritur në 13. Zonat e prekura janë Vitia, Malisheva, Podujeva dhe Klina.

Edhe 4 të prekur nga Coronavirus arrin në 13 numri i pacientëve

www.kallxo.com