Edhe një Kennedy e vdekur, vazhdon mallkimi i familjes

Saoirse Kennedy Hill,22-vjeçare, ka vdekur nga një mbidozë e drogës.

Ajo është mbesa e Robert Kennedy, vëllai i ish- Presidentit të ShBA-së, John Kennedy, raporton New York Times.

Saoirse Kennedy është e fundit në një seri tragjedish që goditën familjarët e saj.

Gjyshi i saj Robert Kennedy, iu vra në vitin 1968 gjatë fushatës si kandidat për president.

8 vjet më herët, vëllai i tij, presidenti John Kennedy u vra në një atentat në Dallas. Aksidentet ajrore i morën jetën motrës së tij, Ketlin Kennedy në vitin 1948 dhe djalit të tij John Kennedy Junior në vitin 1999.

Në total janë 15 anëtarë të familjes Kennedy që kanë humbur jetën në moshë në moshë të re si pasojë e aksidenteve dhe sëmundjeve të rënda.