Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, Hagë

Edhe një ish-ushtar i UÇK-së ftohet nga Specialja

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhylbehar Arifaj, është i ftuari i radhës nga Prokurori Special në Hagë.

Arifaj tha se ftesën e ka marrë para dy javësh në cilësinë e dëshmitarit.

Me datë 14 shkurt të këtij viti Arifaj, ka thënë se do të paraqitet para prokurorit në Hagë.

“Jam ftuar në cilësinë e dëshmitarit nga Prokurori i Prokurorisë së Gjykatës Speciale, do të paraqitem atje. Më kanë thënë si dëshmitar”, ka thënë Arifaj./RTK