Edhe një ish-pjesëtar i UÇK-së ftohet nga Specialja

Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Shemsedin  Thaqi, është i ftuari i radhës nga Specialja. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  Shemsedin Thaqi, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Shemsedini si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardh”, ka shkruar Gucati.

Në njoftimin e Gucatit nuk bëhet e ditur se në çfarë cilësie është ftuar Shemsedin Thaqi.

Dje ishte njoftuar se edhe ish-pjesëtari i  UÇK-së Eset Ujkani është ftuar nga Gjykata Speciale.