Naim Maloku, analist ushtarak

Edhe një ish-luftëtar i UÇK-së intervistohet nga Gjykata e Hagës

Ish-luftëtari i UÇK-së, Naim Maloku është intervistuar gjatë ditës së sotme nga Prokuroria Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Maloku me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebok.

Maloku ka thënë se ka kryer obligimin e tij duke u intervistuar nga Gjykata e Hagës.

Intervistimi i Malokut është bërë në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës.

“Bashkëluftëtar të mi, familjar dhe Miq! Ju njoftoj që sot, para pak qestesh, e kreva obligimin tim para Drejtësisë së Shtetit tim Kosovës duke e përfunduar intervistimin nga Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë. Intervistimi është kryer në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës, në prezencën dhe udhëheqjen e gjyqtares se kësaj Gjykate, si dhe konform Ligjeve dhe Juridiksionit Slloven. Unë dhe Prokuroria Speciale ishim palë të barabarta në Gjykatë. E falënderoj Gjykatën e Qarkut të Lubjanës dhe Shtetin Slloven për korrektësinë dhe mbrojtjen e të drejtave të mia si palë!”, ka shkruar Maloku në Facebook.