Foto: KALLXO.com

Edhe një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Pandemia e coronavirusit është duke marrë jetë njerëzisht, brenda 24 orëve në Kosovë kanë vdekur tetë persona.

Ditë më parë për 24 orë kanë vdekur 12 pacientë.

Në Klinikën Infektive po dyshohet se kanë pasur probleme me bocat e oksigjenit dhe si pasojë e kësaj kanë ndodhur gjashtë vdekje brenda dy orëve.

Organet kompetente janë duke u marrë me ketë çështje.

Ndërsa, pak më parë nën mbikëqyrjen e Policisë është përcjellë një viktimë për tek familjarët e tij.

Për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë ceremonitë mortore janë duke u bërë vetëm me familjarët e ngushtë dhe nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.

Numri i personave të infektuar me coronavirus ka kaluar mbi 4 mijë.

4307 persona deri më tani rezultojnë të infektuar me COVID-19, 2095 të tjerë janë shëruar dhe 95 persona kanë vdekur.