Coronavirus

Edhe një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot ka vdekur edhe një pacient i moshës 52 vjeçare i prekur me COVID-19.

I ndjeri është nga komuna e Istogut.

“Nga Njësia Intensive e Mjekimit në Qendrën e Mjekësisë Sportive në QKUK është bërë e ditur se sot, me datë 25.06.2020 në orët e pasditës ka vdekur pacienti me inicialet Sh.Sh, viti i lindjes 1968 nga komuna e Istogut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas kësaj komunikate, pacienti ishte i pranuar në Njesinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive.

“Kjo është vdekja e 41-të e shënuar në Kosovë e pacienëve të diagnostikuar me Covid-19, prej të cilëve shumica kanë pasur edhe sëmundjeve të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.