Edhe një i vdekur nga coronavirusi në Kosovë

Edhe një qytetar i Kosovës ka vdekur për shkak të coronavirusit të ri.

Viktima e fundit e COVID-19 është një qytetar i fshatit Beguncë të Vitisë.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Vitisë, Vjollca Kadolli.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri më sot në Kosovë janë 17.422 qytetarë të infektuar me coronavirus, prej tyre 1,871 janë shëruar e 657 kanë vdekur.

Ky është postimi i plotë i drejtoreshës së QKMF-së në Viti:

Virusi po vret!

Fatkeqësisht, çdo ditë po merrë jetë. Sot  kemi humbur një qytetar nga fshati Beguncë.Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes nga Begunca për humbjen e familjarit të tyre. Humbja e tij, duke llogaritur jetën dhe veprat e tij është humbje e madhe për tërë Vitinë dhe Kosovën.

Sipas IKSHP-së Vitia ka 2 raste të reja me COVID-19.Rastet janë një nga Smira dhe një nga Skifteraj.

Numri total i rasteve pozitive në Viti është 447, ndërsa  kemi 23 raste aktive.

Të shëruar kemi 5 qytetarë.Numri total i të shëruarve deri më sot është 393.

Po vërehet se çdo ditë kemi rritje të rasteve pozitive në nivel vendi. Sot kemi 159 raste pozitive në vend, që na jep sinjal që duhet të aktivizohemi të gjithë në ruajtje të shëndetit dhe jetës së qytetarëve. Rritja apo ulja e rasteve  në masë të madhe varet nga sjellja jonë në publik

Vetëm me përgjegjësi kolektive arrijmë ta mbajmë situatên nën kontrollë.

Prandaj, kujdes!

#MaskëNëPublik

#Distancë

#Higjienë